Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Laç-Thumanë pranë Fushë Mamurrasit. Për pasojë mësohet se e lënduar rëndë ka mbetur një grua, 50 vjeç.
Paraprakisht mësohet një fuoristradë është përplasur me një autoveturë. 50-vjeçarja po dërgohet me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore.