Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar atë që do të ndodhë me strukturat rinore të kësaj partie, tashmë që emri i partisë ka ndryshuar dhe nuk është më LSI.
Meta tha se LRI është një nga gjërat më të bukura që ka pasur vendi në 30 vitet e fundit, dhe shtoi se gjysma e kandidatëve për Këshillin bashkiak të Tiranës do të jenë të rinj.
LRI ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt. Kemi pasur një debat që kur të kemi PL si do bëhet me Lëvizjen Rinore. LRI është një nga gjërat më të bukura e pozitive që Shqipëria ka pasur në 30 vite i ka dhënë frymëzim të rinjve e duhet të vazhdojë jo për shkak të trashëgimisë pozitive të së kaluarës, por edhe për potencialin e jashtëzakonshëm për tu rikthyer shumë herë si zëri i fuqishëm i të rinjve e të rejave. Për këtë kërkohet mbështetje nga ne. Kam qenë e do mbetem mbështetësi më i madh i të rinjve.
para kemi një betejë të rëndësishme siç janë zgjedhjet. Tirana është sheshbeteja, sepse nëse nuk vjen ndryshimi nga Tirana nga do të vijë. nëse rrudhja nga të rinjtë ndjehet edhe në Tiranë, imagjinoni si është në qytetet e tjera ku nuk ka fare të rinj. Ka qytete në Shqipëri që ka më shumë mësues se sa nxënës. Të rinjtë do kenë zërin e rëndësishëm në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, gjysma e kandidatëve do jenë të tillë që të drejtat e tyre ët mos nëpërkëmbën më”, tha ai.