KLSH gjen shkelje te Ministria e drejtuar nga Balluku: Nuk ka plotësuar detyrimet ligjore për…

0
141

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka skanuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që drejtohet nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku.

Auditi ka zbuluar disa shkelje që kanë të bëjnë me mos plotësimin e detyrimeve ligjore sa i përket marrjes së pronës private për interes publik dhe mosshlyerjen e detyrimeve të ministrisë nga shpenzime gjyqësore.

Sipas auditit, thuhet se Ministria e Infrastrukstutës dhe Energjitikës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësim e cila është ngritur për të kryer negociatat me subjektet që do të shpronësohen, nuk kanë ngritur një grup pune që të hartojnë aktet nënligjore që ndihmojnë në rregullimin e problematikave të konstatuara gjatë procesit të shpronësimit.

Për këtë, KLSH i bën thirrje Ministrisë dhe Agjencisë Shtetërore për Shpronësim, se duhet të ngrenë një grup pune për hartimin e akteve nënligjore për të qartësuar mënyrën e përcaktimit të masës të vlerësimit të shpronësimit dhe rregullimin e problematikave të konstatuara gjatë procesit të shpronësimit.

Përpos mospërmbushjes së detyrimeve ligjore dhe marrjes së pronës private të qytetarëve jo të bazuar në ligj, qytetari është i rrezikuar të mos marrë edhe shlyerjen nga Ministria. Kjo pasi në raportin e KLSH, zbulohet se institucioni i drejtuar nga Balluku ka rreth 444 milionë lekë ose rreth 383 mijë euro detyrime për shpenzime gjyqësore për largim nga puna. Në raport thuhet se Ministria ka mundur të likujdojë vetëm 201 milionë lekë dhe detyrimet e prapambetura kapin vlerën e 243 milionë lekëve, të cilat sipas KLSH kanë efekt negativ financiar për Buxhetin e Shtetit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here