“Jemi të harruar, të braktisur totalisht nga kjo qeveri që e kemi votuar. Me plot gojën i kemi votuar dhe jemi të braktisur. Po mbijetojmë. Vetëm ditën e votave kujtohen”.
Kështu deklaruan disa prej protestuesve të verbër që morën sot pjesë në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre.
Ata thanë se pagesa nuk mjafton për asgjë dhe se ata që shërbejnë si kujdestar të të verbërve nuk janë as të siguruar. Bashkëshortja e një prej të verbërve i kërkoi kryeministrit Edi Rama të vendoset vetëm një orë në pozicionin e tyre.
Me çfarë të jetoj, me 130 mijë lekë? Më thotë se nëse nesër ky vdes unë nuk kam as vjetërsi pune. Po shikojmë nga fëmijët të na ndihmojë. Ne kemi marrë 6%. Thuaj 10 mijë lekë, sa të dalësh poshtë pallatit prishen.
Vetëm një orë të rrijë kryeministri si këta. Një orë bashkëshortja t’ia lidhë sytë e t’i vërë bukën para, ta shikojë se çfarë është kjo jetë. Është shtresa më inteligjente, por janë të mbyllur”, tha protestuesja.