Mbi 3 mijë vdekje në Tiranë gjatë 2021-shit për shkak të ndotjes

0
157

Eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka thotë se në vitin 2021, u regjistruan mbi 3 mijë vdekje në Tiranë për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes, duke iu referuar statistikave nga Agjencia Europiane e Mjedisit.

 

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjoka u shpreh se për shkak të ndërtimeve të shumta, Tiranës i mungon frymëmarrja.

 

Sipas tij, densifikimi i qytetit ka sjellë problematika të shumta për qytetarët.

 

“Densifikimi i qytetit ka sjellë problematika. Ato probleme ne i kemi ndjerë dhe dimë të themi sot se çfarë kanë shkaktuar në të gjithë komunitetin. Kanë shkaktuar mungesë të frymëmarrjes së qytetit, që është më kryesorja. Mungesa e hapësirave të qytetit për të ofruar shërbime publike, rrit koston e jetesës. Vetëm për shkak të zhurmave, ne kemi vënë re që janë të paktën 300 mijë qyetetarë që ballafaqohen me zhurma që i kalojnë sandardet.

Ajri, ka momente në Tiranë që i kalon të gjitha limitet, sa i takon grimcave të imta, të dukshme, të padukshme dhe dioksidit të azotit. Cilësia e ajrit vitin e kaluar në Tiranë, në 128 ditë të vitit i ka kaluar standardet e lejuara. Agjencia Europiane e Mjedisit thotë që ka mbi 3 mijë vdekje të parakohshme në Tiranë për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit, Lind pyetja, nga i merr të dhënat kjo agjenci kur institucionet shqiptare nuk monitorojnë dhe raportojnë”, theksoi ai.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here