Berisha: Kushti i kushteve është të largojmë Edi Ramën, bashkë me Veliajn u bëjnë presion gazetarëve

0
176

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se largimi i Edi Ramës çliron mediat dhe çdo gjë tjetër në vend. Berisha tha se Edi Rama duhet larguar me patjetër për të shpëtuar të gjithë.

Kryedemokrati dënoi presionin e qeverisë ndaj mediave ndërsa shtoi se me propagandë përpiqen të mbysin çdo zë që kanë kundër.

“Kushti i kushteve të largojmë Edi Ramën, të shpëtojmë. Ka ndërmarrë një sulm të egër ndaj gazetarëve. Hakmarrja e tij është e pakufijshme, bashkë me Veliajn për të zhdukur çdo zë që e kanë kundër. E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë trysni ndaj gazetarëve dhe mediave.“-tha Berisha.

Kryedemokrati tha se qeveria ka synim pushtimin e hapësirave komunikative me propagandë mashtruese.

“Makineria e tij ka tre tipare, mashtrim, vjedhje, fyerje dhe arrogancë. Këtej bën propagandë, këtej vjedh.”-tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here