Braimllari: Lista e gjatë e premtimeve të Erion Veliajt dhe realizimet zero në 7 vite

0
128

Deputeti i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, përmes rrjeteve sociale shkruan se pallatet dhe katet pa leje i mbinë Erion Veliajt deri tek zyra ndërsa shton se tashmë ky i fundit i shikon nga dritarja.

Teksa kanë kaluar më shumë se 7 vite të Erion Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë, Braimllari shprehet se ai do të mbahet mend si kryebashkiaku që nuk realizoi asnjë premtim.

Statusi

Pallatet dhe katet pa leje i mbinë deri te zyra, Veliaj i betonit tashmë i shikon dhe nga dritarja. Kur kanë kaluar më shumë se 7 vite në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të mbahet mend si kryebashkiaku që bëri më shumë premtime dhe realizoi më pak nga të gjithë paraardhësit e tij në këtë post.

Këtu përfshihen premtimet që nga modernizimi i transportit publik, bllokimi i lejeve të ndërtimit në qendër dhe zonat e ngarkuara, me qëllim që qyteti të zgjerohej në periferi, e deri te shtimi i hapësirave të gjelbra për qytetarët.

Lista e premtimeve është shumë e gjatë, por ajo e realizimeve është thuajse zero. Por një nga dështimet më të mëdha të Veliajt dhe që do të mbahet mend gjatë nga qytetarët e Tiranës, është pikërisht betonizimi i kryqytetit, teksa në vend të barit dhe pemëve në qëndër të Tiranës mbinë kullat shumëkatëshe, për të cilat vetëm Veliaj nuk shqetësohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here