Enton Abilekaj: Ajo që i ka bërë Veliaj Tiranës, e parikuperueshme! Bashkëpunon me krimin, betonizon në mënyrë të pakthyeshme

0
146

Enton Abilekaj thotë se Tirana nuk mund të rikuperojë pas asaj që i ka bërë Erion Veliaj me betonin.

“Kemi një qytet të parikuperueshëm sot.

Edi Rama i pari, pasi rikuperoi disa gjëra, filloi betonizimin. Basha me gjumin që bëri dha 40 leje ndërtimi, nuk bëri gjë tjetër. E përgjithshmja e Bashës ishte negative por e rikuperueshëm. Kjo që po bën Veliaj, është e parikuperueshme. Në Tiranë, çdo njeri normal kërkon të largohet.

Nuk ka as aksesin e blerjes së një shtëpie, sepse Tirana i ka dhënë hapësirën drogës, parave të pista. Çfarë të mirash ka bërë? Nëse ka bërë gjë të mirë, ka bërë detyrën. Një njeri që bën një gjë jashtë detyrës, që shkon mbjell pemë atje… Ku shkojnë fondet? Ku është gjelbërimi? Ku kanë shkuar paratë që kemi paguar për ujin? Jep llogari ky njeri?

Ky vetëm korrupton drejtësinë, bashkëpunon me krimin, betonizon Tiranën në mënyrë të pakthyeshme. Ne nuk jetojmë dot në Tiranë”, tha Abilekaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here