Kishte lidhje paralele me viktimën dhe autorin, zbardhet dëshmia e vajzës në gjyq: Nuk isha në vendngjarje kur u vra Martini

0
122

Zbardhet dëshmia e Martina Pajollarit, gjatë seancës së djeshme gjyqësore, ku ndaj saj u caktua masa ‘arrest me burg’. Vajza u bë ‘mollë sherri’ për vrasjen e Martin Çeços, ndërsa thuhet se kishte lidhje paralele me viktimën dhe autorin.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se Pajollari ka deklaruar para trupi gjykues se janë të pavërteta të gjitha dëshmitë që ajo ka thënë dhe firmosur përpara policisë. Pajollari ka deklaruar se ka qenë në vendin e ngjarjes vetëm herën kur është shoqëruar nga policia drejt vendngjarjes.

Nga hetimet dhe marrja në pyetje e të akuzuarit Blenti Angjo dhe Martina Pajollarit del një fakt tjetër i ri që ka të bëjë me dëshminë e tyre në të cilën të dyja herët, ajo në Korçë dhe ai në burgun e Peqinit, kanë deklaruar ekzaktësisht të njëjtat gjëra, çka hedh dyshimin për në vërtetësinë e implikimit në ngjarje të të akuzuarve.

Tjetër detaj i rëndësishëm i zbuluar gjatë ditës së djeshme është se për këtë ngjarje nuk ka prova shkencore. Në vrasjen e Martin Çecos ka 4 të arrestuar, por ka shumë pikëpyetje ne lidhje me vrasjen e tij, pasi prova dhe detaje dalin çdo ditë në këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here