‘Të hapur për aleatët’, Berisha: Primaret për zgjedhjet lokalet, një sukses për demokracinë në Shqipëri

0
143

Kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon një mbledhje të kryesisë së kësaj partie.

Berisha tha se zbatimi i primareve nëpërmjet votës së lirë merr nje rëndësi të veçantë po të kemi parasysh qëndrimin antidemokratik që mbahet dhe që është mbajtur vitet e fundit ndaj votës së qytetarëve e ndaj votës në tersi e cila de fakto është përjashtuar plotësisht.

Edhe në diktaturë votohej çdo katër vjet por votën e merrnin në dorë patronazhistët.

Beteja për votën është një betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kontekst udhëzuesi ka edhe datat e veprimeve konkrete.

Por janë zhvilluar takime intensive me aleatët dhe kanë propozime te drejta dhe të arsyeshme dhe theksoj që këtu mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, mirëpriten kandidaturat e tyre dhe nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit.

Ne hapim një garë të paparë ndonjë herë në historinë e këtij vendi. Ndaj do të bëjmë gjithçka për suksesin e kësaj gare. Kjo është një sukses për demokracinë në Shqipëri.

Ekzistojnë të gjithë kushtet për një proces dinjitoz dhe transparent.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here