Aksident i frikshëm në Elbasan, makina me shpejtësi përplas fëmijën e mitur, familjarët sulmojnë me gurë automjetin

0
136

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan, ku një makinë që qarkullonte tej normave të shpejtësisë ka përplasur një fëmijë katër vjeç.

Gazetari Fatmir Popoja bën me dije për portalin BalkanWeb se fëmijë ndodhet në spital, ndërsa pas aksidentit, familjarët të irrituar kanë sulmuar me gurë automjetin.

Fëmija ka qenë duke kaluar nga një anë në tjetrën në rrugë në momentin që është përplasur nga mjeti. Sakaq, policia po mbledh provat dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

 

 

Elbasan/Informacion paraprak

Reth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here