‘Pa universitetin s’ka shtet’, profesori i Gjeologji Minierave: Nuk tërhiqemi nga bojkoti

0
109

Teksa ka hyrë në ditën e 3 bojkoti mësimor, në Universitetin Politeknik të Tiranës auditorët janë të gjithë boshë.

Profesori i Fakultet të Gjeologji Minierave, pohoi për News24, tha se kërkesa për rritjen e pagës është më thelbësore. Pedagogu pohoi se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre. Ai tha se deri më tani nuk ka pasur shantazhe, për asnjë prej palëve, as për ata që paraqiten dhe për ata që nuk paraqiten në protestë.

“Përpiqemi që të mbajmë familjen. Të shkollojmë fëmijët, të bëjmë pushime, të kemi dhe një makinë. Ai është i prerë në qëndrimin e tij, por dhe ne jemi të prerë. Deri sa të vijë dikush që të thyejë këtë qëndrim. Herën e fundit që janë rritur pagat, ka qenë në vitin 2017. Pa universitetin nuk ka shtet, pa shtet s’ka asgjë tjetër”, tha pedagogu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here