“Rekord historik!”, Tedi Blushi: Pasioni më i madh i “Rilindjes” është të shkelë premtimet

0
191

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar qeverinë Rama për projektin e Rilindjes Urbane.

Sipas Blushit, nga vitit 2017 deri në 6 mujorin e parë të këtij viti në Tiranë janë dhënë 6.5 milionë metër katror leje ndërtimi.

REAGIMI I BLUSHIT
Pasioni më i madh i “Rilindjes” është të shkelë premtimet. Nga vitit 2017 deri në 6 mujorin e parë të këtij viti në Tiranë janë dhënë 6.5 milionë metër katror leje ndërtimi. Një rekord historik, dëshmi e barbarisë së pashembullt, shpërfytyrimit dhe asfiksimit të kryeqytetit nga betoni.
Ndaj Tirana është sot ndër qytetet e fundit në Europë për cilësinë e jetesës, të ajrit, të transportit, të parkimit, për nivelin e lartë të ndotjes, zhdukjes së gjelbërimit dhe shkatërrimit të hapësirave publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here