Ardi Veliu kapet sërish në krim/ Vrasja e dytë nga policia që tenton të prishë provat

0
135

Disa orë pasi i riu Lear Kurti kishte ndërruar jetë, për mediat u shpërnda një njoftim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e drejtuar nga Ardi Veliu.

Që këtu, gjërat nisin të bien erë. Në njoftim thuhet se i riu ishte dërguar në spital dhe aty kishte ndërruar jetë.

Po ashtu, 32-vjeçari ishte dërguar me një mjet policor dhe jo me ambulancë. Agjencia e drejtuar nga Ardi Veliu nuk sqaron aspak se përse ishte ndaluar kaq përdhunshëm një i ri në Tiranë.

 

Por që kur Veliu u risoll sërish në polici, për të drejtuar agjencinë e rëndësishme, kuptohej se qëllimi i tij ishte që të mbulonte zullumet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, por edhe të Policisë së Shtetit.

 

Ishte fundi i vitit 2020, kur Tirana po digjej nga protestat dhe kryeministri Edi Rama zotohej se do linte të digjej gjithë Shqipëria, por Ardi Veliun nuk do e lëshonte.Edhe në atë kohë ishte vrarë një i ri. Klodian Rasha nuk po bënte asgjë, vetëm po ecte me duart në xhepa, kur u qëllua nga pas shpine nga një polic patronazhist.

Mëngjesin pasi ndodhi krimi, Ardi Veliu bëri gjithçka në mënyrë shtazërore për të provuar se Klodian Rasha ishte një kriminel që e meritonte të vritej.

Zyrtarisht u tha se ai kishte një pistoletë me vete, se këtë armë ua kishte drejtuar policëve dhe prandaj ndodhi ngjarja e rëndë.

Por shumë shpejt gënjeshtra doli në shesh. I riu nuk kishte armë, madje një armë ishte gjetur diku aty si për të mbuluar vrasjen shtetërore.

Njësoj po ndodh edhe me rastin e të riut Lear Kurti. Sërish protagonist është Ardi Veliu. Sërish është policia që nxiton për të prishur provat dhe për të manipuluar ngjarjen.

Burimet thonë se i riu është dhunuar barbarisht nga forcat policore në mjetin e tyre. Ai ka mbërritur në komisarit në gjendje tepër të rënduar. Ndërkohë në spital e kanë dërguar vetëm sa Veliu të shpikë tezën e vdekjes te Trauma.

Ky është vetëm një konfirmim se policia është kthyer në një bandë vrasësish./syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here