Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak njoftoi se studentëve do t’ju subvencionohet aboneja e transportit publik dhe në masën 50% kostoja e qëndrimit në konvikt.
Veliaj shpjegoi edhe mënyrën se si studentët duhet të veprojnë për të përfituar abonenë falas.
Do kërkojmë që studentët ta marrin kartën e studentit, e cila jepet falas, në të gjitha fakultetet tona, pastaj me kartën e studentit të marrin abonenë. Ne numërojmë të gjitha abonetë e dhëna dhe në fund të çdo muaji, bashkia do të bëjë rimbursimet tek kompanitë, që studentët ta kenë transportin falas”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.
Të njëjtën gjë po bëjmë edhe për koston e konvikteve. Duam ta subvencionojmë 50%. Një rrugë më pak ose një investim më pak, të cilin mund ta bëjmë edhe vitin tjetër, kur të mbarojë kjo luftë e mallkuar dhe ky inflacion i mallkuar, që s’e kemi ne në dorë, por ama studentët i mbrojmë sot me transport falas dhe konvikte me 50% të kostos”-shtoi kryebashkiaku.