Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese ka kujtuar popullin e 2 marsit, datë në të cilin ai mbajti një manifest, kohë kur ishte president.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Meta theksoi se Nisma e sektit të “Rilindjes” përmes ligjit antikushtetues për betimin tek Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u ndal vetëm falë shprehjes dhe qëndresës së palëkundër të vullnetit të popullit.
Mesazhi nga Ilir Meta:
Në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, një falenderim dhe mirënjohje për popullin e 2 Marsit që ju përgjigj thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur pavarësinë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm nga tentativat mafioze të Kryeministrit, nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve, shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjit, për kapjen dhe asgjësimin përfundimtar të saj.
Nisma e sektit të “Rilindjes” përmes ligjit antikushtetues për betimin tek Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u ndal vetëm falë shprehjes dhe qëndresës së palëkundër të vullnetit të popullit.
Ndaj të mos harrojmë mësimin e Thomas Jefferson: “Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka Tirani. Kur Qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri, aty ka drejtësi”.