Qytetarët e mbledhur para Ministrisë së Brendshme për të protestuar për Lear Kurtin, të riun që humbi jetën ndërsa ishte i shoqëruar në Komisariatin numër 3 në kryeqytet, kanë ndezur flakadanë dhe kanë shprehur revoltën e tyre për ngjarjen.
Një prej tyre u shpreh se rasti është i ngjashëm me atë të Klodian rashës, të riut që hubi jetën ndërsa theu orën policore në dhjetorin e vitit 2020.
E mbani mend që në dhjetor 2020 banditët me uniformë vranë Klodian Rashën, pasi e vranë i hodhën fajin duke i lënë një armë aty. Pastaj doli e vërteta se si banditi me uniformë e kishte vrarë të riun që po mundohej të shpëtonte nga dhuna që kishte në mendje. Sepse theu orën policore. Sot jemi në të njëjtat kushte. Banditë me uniformë vrasin një të ri. nuk mund të pranojmë që shteti mafioz e kriminal të ushtrojnë dhunë fizike. Të reagojmë.
E mbani mend sa frikë kishte Rama në 2020 për tu përballur me revoltën popullore, Nxorri RENEAn, sepse pushteti i tij i kalbur është bazuar në vrasje. Vrasin çdo ditë, ndaj them poshtë komunizmi. Ju jeni vrasës e këtë e dinë i madh e i vogël, e dini edhe ju. Ne duhet ti themi boll kësaj paçavureje. Të reagojmë për jetët tona”, tha ai.