Aktori Edmond Budina ka reaguar edhe për kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj pedagogëve për hetim të pasurisë.
Budina i ka kërkuar Ramës të sqarojnë se si i ka bërë sarajet në Surrel, pasi njëherë ka thënë se i ka bërë me paratë e emigracionit, njëherë me paratë e gruas dhe në fund me paratë e librit, pastaj me paratë e pikturave.
Budina: Kryeministri jonë u bëri presion pedagogëve kur i tha se do të kontrollojmë edhe makinat se si i keni blerë.
Por unë i them kryeministrit se po ti si i ke bërë sarajet e tua në Surrel? Njëherë na thua se e ke bërë me para e emigracionit, dhe ne e kemi provuar emigracionin në kurriz, njëherë me paratë e gruas dhe në fund me paratë e librit, pastaj me paratë e pikturave.
O burrë mos të ka ikur mendja dhe e ke bërë me paratë e 20% e kullave që janë ngritur në Tiranë, apo me paratë e inceneratorëve apo me paratë që prishte teatrin?