Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit.
Boçi shkruan se fjalët nuk e mbulojnë dot malin e plehrave ndërsa shton se inceneratorët janë krimi më i madh dhe vjedhja më e paskrupullt që një kryeministër i ka bërë vendit të tij.
Dhe ndërsa t’i krenohesh me krimin tënd dhe të ministrave të tu, inceneratori për të cilin i morë qytetarëve shqiptarë 24 milionë euro vijon të jetë në remont fiktiv dhe në sekuestro nga SPAK si vend krimi.
Ta kam thënë edhe më parë, inceneratori edhe pse nuk ia doli të djegë asnjë ditë mbetje, do të të përpijë ty dhe korrupsionit tënd qeveritar”, shkruan ai.
Rama u shpreh sot se Inceneratori është një nga punët më të mira që është bërë në Elbasan. “Nuk e di kush nga këta thoshte po shkon Edi Rama në vendin e krimit. Për Inceneratorëtr. Cili është krimi.
Që malin e plehrave në mes të qytetit që e bëntë Elbasanin në këtë orë të mos e shihte mirë diellin. E hoqëm dhe i dhamë Elbasanit mundësinë që mbetjet t’i mbledhë. Mendoj që është një nga punët më të mira që është bërë për Elbasanin”, deklaroi Rama.