Luçiano Boçi publikon SMS-të: Aministrata, mjekët dhe infermierët po merren me dhunë në takimin elektoral

0
116

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka publikuar dy mesazhe të dërguara në Whatsapp për të denoncuar se si administrata, mjekët dhe infermierët merren me detyrim dhe me forcë për të qenë të pranishëm në takime elektorale.

“Të premten i gjithë stafi shëndetësor me detyrim në stadium”, thuhet në njërin nga mesazhet e publikuara nga Boçi.

“Ja si punonjësit e administratës shtetërore, për më tepër mjekë e infermierë, merren me dhunë në takimin elektoral të Ramës në Elbasan!

Denoncimet vijnë nga vetë ata. Kështu po veprohet me të gjithë. Çfarë maskarade!!!???”, shkruan Boçi në postimin e tij në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here