Në një autobus të linjës me Italinë, në hyrje të Portit e Durrësit është ushtruar kontroll i imtësishëm dhe janë gjetur të fshehura rreth 500 mijë euro.
Sipas burimeve për SYRI-n shoferi i autobusit Elidin Çela është arrestuar dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Valuta u gjet e fshehur afër kondicionerit. Autobusi ndodhet i bllokuar në linjën e dytë në port. Policia po vijon numërimin.