Në Itali u betuan sot para Presidentit të Republikës, anëtarët e ekzekutivit të qeverisë së djathtë dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 25 shtatorit.
26 ministra, 10 të zgjedhur nga Partia Fratelli D’Italia, 5 nga Forza Italia, 5 nga Partia Lidhja e 6 ministra teknikë është përbërja e ekzekutivit të drejtuar nga Giorgia Meloni, lider i Fratelli D’Italia, së bashku me dy zëvendëskryeministra, Matteo Salvini, njëherësh dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Antonio Tajani, koordinator i Forza Italia e njëherësh dhe Ministër i Jashtëm,
Qeveria Meloni ka në përbërjen e saj 7 gra ministre, Giorgia Meloni, Kryeministre, Marina Elvira Calderone, Ministre e Punës dhe Politikave Sociale, Annamaria Bernini Ministre për Universitetin, Daniela Santanchè Ministre Turizmi, Elisabetta Casellati Ministre e Riformave Institucionali, Alessandra Locatelli Ministre e Personave me aftësi të kufizuar e Eugenia Maria Roccella Ministre e Familjes, lindshmërisë e mundësive të barabarta.
Kush janë 6 ministrat teknikë e pa parti në qeverinë e re Meloni?
6 teknikët e qeverisë Meloni janë; Matteo Piantedosi, aktualisht Prefekt i Romës, Gennaro Sangiuliano, Ministër i Kulturës e aktualisht mbulonte rolin e Drejtorit të TG2 në RAI, Orazio Schillaci, ministër i Shëndetësisë, mjek, rektor në Universitetin Tor Vergata në Romë, e anëtar i Komistetit Shkencor të Institutit Superior të Shëndetësisëë, Andrea Abodi, Minsitër i Sportit, me profesioni ekonomist, e aktulsiht President i Lega Kombëtare profesionistët e Serisë B, Marina Elvira Calderone, Ministre e Punës dhe Politikave Sociale me profesionin ekonomiste.
Emra të njohur të legjislaturës së shkuar
Ministri i ri i Ekonomisë dhe Financës në qeverinë Meloni, Giancarlo Giorgetti, i Partisë Lidhja, ka qënë dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe në qeverinë e Mario Draghit.
Po ashtu dhe Ministrja e re e Reformave Institucionale Elsabetta Casellati ka qënë Kryetare e Dhomës së Senatit në legjislaturën e shkuar.
Ministri i jashtëm Antonio Tajani është nga themeluesit e Partisë Forza Italia më 1994 nga ish kryeminsitri Silvio Berlusconi. Ka mbuluar për disa vite rolin e zëdhënësit të kësaj partie. Më 2014 deri më 2017 ka qënën nënkryetar i Parlamentit Europian e prej 2017 deri më 2019 u zgjodh Kryetar i Parlamentit Europian, Aktualsiht është nën kryetar i vetëm i Forza Italia e koordinator i kësaj Partie,
E Matteo Salvini, ish ministër i brendshmë në qeverinë Conte e ish zëvendëskryeminisër i kësaj qeverie, lider i Lidhjes,
Kush janë Ministrat e zgjedhur nga Partia Fratelli D’Italia, Partia e parë në Itali e dalë nga vota e italianëve në zgjedhjet e 25 shtatorit?
Postin e Ministrit të Mbrojtes do ta mbuloj Guido Grossetto i Fratelli D’Italia, Ministër i Drejtësisë Carlo Nordio po i Fratelli D’Italia, Ministër i Sipërmarrjes dhe i Made in Italy Adolfo Urso, Ministër i Bujqësisë dhe sovranitetit ushqimor Francesco Lollobrigida po i Fratelli D’Italia, Ministër i Turizmit Daniele Santache e Fratelli D’Italia, Ministër i Raportit me Parlamentin Luca Ciriani i Fratelli D’Italia, Ministër i Cështjeve Europiane Raffaele Fitto, Ministër i Politikave të Detit e të Jugut Sebastiano Nello Musumeci e Eugenia Maria Roccella Ministre e Familjes, lindshmërisë e mundësive të barabarta.
15% e anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar janë me origjinë nga jugu i Italisë.
Kur nis zyrtarisht punën qeveria e re Meloni?
Sot ora 10.00 ministrat e qeverisë së re u betuan para Presidentit të Republikës.
Të dielën në ora 10.30 në selinë e qeverisë italiane, do të kryhet ceremonia e tradicionale e kalimit të detyrës nga ish kryeministri Mario Draghi tek Kryeministrja e sapozgjedhur Giorgia Meloni.
Të dielën në ora 12.00 do të zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë Meloni.
Më 24 e 25 tetor kjo qeveri do të marr votëbesimin në dy dhomat e Parlamentit italian e më pas do të zgjidhen zëvendësministrat e nënsekretarët e qeverisë.