Nga Elona Caslli
Sipas dëshmisë së nënës së Lear Kurtit rezulton se i ndjeri ka pasur qepje në kokë dhe hematoma në pjesë të ndryshme të trupit.
Kush e kreu qepjen në kokë tek i ndjeri?!
Pse nga Spitali i Traumës deklarohet që i riu mbërriti i vdekur në spital?!
Nëse ka mbërritur i vdekur, kush ia qepi kokën në morg dhe pse?!
Pse Mjekësia Ligjore pohon se i riu gëlltiti dy qese me drogë dhe kjo i shkaktoi vdekjen?!
Pse Mjekësia Ligjore deklaroi se mbi trupin e të ndjerit nuk kishte asnjë shenjë dhune, teksa nëna e tij pohon një qepje në kokën e tij?!
Pse nuk dalin pamjet nga komisariati i policisë ku pretendohet se i ndjeri ka qëndruar për disa minuta?!
Pse shoku i tij dha një dëshmi të rreme në prokurori duke thënë se i ndjeri vuante nga epilepsia, ndërkohë që nëna e të ndjerit e mohon këtë fakt?!
Çfarë fsheh Policia?!
Çfarë fsheh Morgu?!
Çfarë fsheh Mjekësia Ligjore?!
Post Scriptum- Të përgjigjet Rama, Çuçi, Veliu dhe Rrumbullaku.