Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se opozita do kandidojë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Blushi u shpreh se PL njeh vetëm një PD, ajo që drejtohet nga Sali Berisha dhe do mbështesë pa kushte çdo kandidat të PD.
Ne e kemi të qartë pozicionin tonë që e kemi bërë publik dhe që mbështetet në dy shtylla: do mbështesim çdo kandidat të PD në të gjitha bashkitë; PL do marrë pjesë në garën për këshillat bashkiakë, ku do angazhohemi për një rezultat spektakolar. Do mbështesim pa kushte çdo kandidat të PD. Për ne çdo bashki do shihet si bastion i opozitës, nuk do kërkojmë asnjë bashki, edhe në bastione të PL, është PD që do të vendosë”, tha Blushi.