Ish zyrtari i lartë i bluve: Lear Kurti nuk duhej çuar në komisariat, ja ku gabuan efektivët

0
140

Ahmet Prençi, komisioner pranë Avokatit të Popullit, njëkohësisht ish-zyrtar i Policisë së Shtetit e cilësoi një ngjarje të rëndë vdekjen e 34-vjeçarit Lear Kurti pasi u shoqërua nga policia.

Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi i cili ka mbajtur edhe postin e drejtorit  të përgjithshëm të Policisë së Shtetit tha se Avokati i Popullit ka ngritur një grup pune lidhur me ngjarjen me qëllim për të bërë një hetim administrativ të plotë për të arritur në një përfundim.

Sipas Prençit është ende herët për të dalë në konkluzione, por nga çfarë ka konstatuar deri tani veprimet e efektivëve që shoqëruan 34-vjeçarin kanë vend për t’u kritikuar.

“Policia e shtetit në ligjin e saj e ka të përcaktuar qartë kur shoqërohet dikush. Me materialet që disponoj deri tani nuk gjej me vend arsyet për ta shoqëruar në komisariat. Ai është kapur në Laprakë, shumë pranë spitalit ushtarak. Më e udhës do ishte ta kishin çuar në spital”, tha Prençi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here