Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi, ka ngritur dyshime se Lear Kurti 32-vjeç ka humbur jetën nga overdoza, ndërsa ka sjell dhe shembullin e një qytetari britanik, i cili kishte gëlltitur 30 qese me kokainë dhe nuk kishte humbur jetën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi bazuar në deklaratën e AMP-së tha se qeset farmaceutike nuk shpërthejnë në stomak.
“Njerëzit thonë se nuk na ndanë asnjë fije floku nga daktatura. Kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë shtetëror që është i instaluar me pozicione të ndryshme shtetërore. Slogani ‘policia që duam’ i shkon për shtat policisë që donte Sllobodan Millosheviçi para viteve ’89.
Kam një video të një qytetari anglez që ka goditur 30 qese me kokainë dhe nuk e ka gjetur asgjë, ndërsa Kurtit vdiq se ju gjet një qese kokaine. Qese farmaceutike që mbyllen, nuk shpërthehen në stomak në mënyrë kategorike. Këto janë mashtrime. Nuk e di se si do e japin raportin mjeko-ligjor për vdekje të kësaj natyre. Laer Kurti vdiq me pranga në duar.”- tha ai.
Më tej ai theksoi se brenda organizatës së policisë së shtetit është injektuar me shumë kujdes një frymë terroriste.