Shkullaku: A ka hienë më të madhe se Edi Rama?! Lear Kurti u vra nga policia

Analisti Armand Shkullaku e konsideron vdekjen e Lear Kurtit si “vrasje policore”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se Rama u soll në mënyrë krejt të kundërt nga çfarë pritej nga kryeministri, pas një ngjarje që për Policinë e Shtetit është e përsëritur.

Në vend të kërkonte hetim të thelluar dhe ndëshkim, Rama sulmoi opozitën dhe mediat duke i quajtur “hiena”.

“Prisja reagim të kryeministrit sepse ky nuk është rasti i parë. Prisja që kryeministri të ishte serioz. Meqenëse është rast i përsëritur, prisja të thoshte pasi thirra në takim urgjent drejtorët, arritëm në këtë konkluzion. I kërkova rrethanat e ngjarjes, të gjendjen fajtorët, etj.

Kjo është për transparencë ndaj publikut, por është edhe detyra e kryeministrit. Akoma më tepër kur je me precedent. Detyra e kryeministrit është të punojë. Kur kanë ndodhur disa raste dhe të kanë ardhur njerëzit para dritares, ky nuk është më rast rutinë.

Ky bën politikë edhe me vrasjen. A ka hienë më të madhe sesa Edi Rama, që pa u tharë gjaku i viktimave, i ushqejnë me kocka dhe mish mediat dezinformuese, që thonë Klodian Rasha kishte pistoletë? Kush janë hienat, ata që tentojnë të zbulojnë të vërtetën, apo ata që, mirë që të vrasin, por nuk të lënë as ta qashë?

Ai djali ka humbur jetën, ishte në punë të vetë duke folur në telefon. Pra, ushtrojnë terror. Ju ngel në dorë. Pas kësaj pret që kryeministri të thotë do të hetojmë deri në fund.

Ai thotë hiena. Po a ka hienë më të madhe se këta që deri tani kanë dhënë 4 versione? Nuk po i lënë as të qajnë familjarët.  I bëjnë autopsinë pa praninë e familjarëve dhe të avokatit.

Këta me këtë mënyrë hiene, që manipulojnë të vërtetën, për mua, nisur nga precedentët dhe mënyrën se si e kanë trajtuar, për mua është vrasje policore”, deklaroi Shkullaku.

Shkullaku: A ka hienë më të madhe se Edi Rama?! Lear Kurti u vra nga policia

Vdekja e Lear Kurtit, Enton Abilekaj: Ja

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko