Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, akuzoi kryeministrin Rama se me deklaratat e tij ka ndikuar në qëndrimin e Agjencisë së Monitorimit të Policisë dhe te prokuroria për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti mesnatën e 19 tetorit 2022, në Tiranë.
“Ne kemi një intervistë me shokun e viktimës. Kjo është dëshmi e transmetuar këto ditë dhe dëshmia e tij te kreu i AMP-së, Ardi Veliu është bërë që të enjten. Pra Rama ka patur mundësinë që të merrte informacionin. Nëse s’e ka marrë nuk ka bërë detyrën si kryeministër. Nëse s’e ka marrë duhet të mbajë përgjegjësinë si kryeministër. Ajo që ka thënë ai ka ndikuar në të gjitha raportet nga AMP te prokuroria. Çfarë do të bëjë një prokuror kur dëgjon se nuk ka asnjë shkelje? Do të bëjë të njëjtën gjë që bën Ardi Veliu. Ka 5 ditë që nuk ka dalë raporti mjeko-ligjor”deklaroi analisti Abilekaj.