Chelsea ia del në Austri ndaj Salzburg, duke marrë një fitore të vyer 1-2 dhe duke shkuar në kuotën e 10 pikëve në Grupin E.
Një e majtë e Kovacic i dha avantazhin Bluve të Londrës në minutën e 23-të. Portieri vendas nuk mundi të bënte asgjë, duke zgjedhur thjeshtë të shoqërojë topin me sy.
Wober nis një top perfekt nga krahët për Adamu, i cili nuk fal në minutën e 49-të dhe vendos ekuilibrat.
Barazimi do ishte i përkohshëm, pasi një perlë e Havertz (65’) do dërgonte në festë mysafirët.
Armando Broja u aktivizua te Chelsea në minutën e 75-të, duke zënë vendin e Aubameyang.
Në fund, Salzburg rriti presionin por më kot, pa mundur dot të ndryshojë fatet e takimit.
Këto 3 pikë kualifikojnë skuadrën e Potter për më tej, ndërsa tashmë rriten akoma më shumë shanset e Milanit për të kaluar tutje.