Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka prishur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-prokuroren e Shkodrës, Esmeralda Ndoci. Vendimi u mor nga trupi gjykuesi përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Me 18 qershor të këtij viti, KPK vendosi ndërprerjen e vetingut për Ndocin dhe ndalimin e emërimit të saj si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë i Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. Ky vendim u ankimua nga Ndoci në KPA.
Njoftimi i plotë
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2022, datë 21.07.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 50, germa “d” e ligjit nr. 49/2012 “Per gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, vendosi:
1. Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) dhe pushimin e gjykimit të çështjes.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall, në Tiranë, më datë 25.10.2022.