“Lali djegësi mori 80 mijë €/ditë për një incinerator që s’ekziston,” Balliu: Qytarët i mbajnë peng në dyert e gjykatave

0
130

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një deklaratë për media me disa qytetarë para SPAK deklaroi se ata po mbahen peng në dyert e gjykatave në vend nga proceset politike.

Në seancën e sotme, tha ai, qytetarët mbahen peng nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili ka marrë 80 mijë euro në ditë nga një incinerator që as nuk ekziston.

“Duhet të theksojmë se këta qytetarë vijnë në këto gjykata, përplasen me një prokurori e cila ska asnjë provë, fakt për asnjë shkelje ligjore. I mban peng këto qytetarë në dyert e gjykatave ndërkohë që ato mund të ishin duke u marrë me dosjen e incineratorëve. Kanë 2 vjet që këto qytetarë vijnë një herë në muaj, paraqiten dhe bëhet një proces.

Dënohet njëri me orë pune, në një formë apo në një tjetër. Dhe këtu po dënohen vetëm qytetarët, dhe jo vetëm për protestat e unazët, por për të gjitha protestat. Janë me dhjetra qytetarë që vazhdojnë gjyqet për protesta që kanë qenë 4-5 vjet më parë.

Vetëm sot ishin 10 qytetarë, por janë me qindra që vijnë këtu çdo muaj që vijnë këtu për të bërë procese politike. Në rastin konkret, pas këtyre proceseve politike është Lali incineratori, Lali djegësi.

Një njeri që e ka vendin pas hekurave, një njeri i cili merr 80 mijë euro në ditë për një incinerator që nuk ekziston. Ju ftoj atje të shkoni e të shikoni. Atje ka vetëm 2 lopë dhe 2 pemë, s’ka incinerator. Qyetatërt e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë. Në vend që ti hetojnë këto krime, këto vjedhje monstruoze që i bën Lali djegësi bashkë me Edi Ramën, këta hetojnë qytetarët.

prokuroria pretendon që është shkelje ligjore të protestosh. Këta janë një tufë me patronazhistë. Mirë që i fillojnë proceset vetë, vetë të akuzojnë, vetë të fabrikojnë, vetë procedojnë e hetojnë, vijnë këtu e s’paraqiten,” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here