Zef Preçi: Shqiptarët punojnë 1 orë në ditë për gjobat e arbitrazhit

0
216

Projektbuxheti i prezantuar nga qeveria është larg pritshmërive të shqiptarëve. Sipas ish ministrit të Ekonomisë Zef Preçi ky projektbuxhet do të rëndojë mbi kurrizin e qytetarëve ndaj gjyqeve të arbitrazhit, si dhe mbi biznesin ndaj taksave dhe gjobave të caktuara.

Gjyqet që qeveria shqiptare po humbet në gjykatat ndërkombëtare do të ndikojnë mbi kurrizin e taksapaguesve shqiptarë. Ish-ministri i Ekonomisë Zef Preçi theksoi se detyrimet e arbitrazhit janë si pasojë e papërgjegjshmërisë së elitës politike, e cila dënohet në shtetet demokratike.

Zef Preçi“Si detyrime arbitrazhi për papërgjegjshmërinë e elitës politike për interesa korruptive mediatike, për ndikime oligarkike, për mosrespektim të detyrimeve ligjore, mosndjekje të rruges ligjore për zgjidhjen e konflikteve etj, është diçka e dënueshme kudo në botën demokratike. Mund të thuhet, qytetarët shqiptarë një pjesë të mundit dhe djersës së tyre, në qoftë se punojnë 8 ore në ditë, 1 orë është falë taksës për papërgjegjshmërinë e qeverisjes sepse keto janë para që mund të shmangeshin”.

Viti i ardhshëm pritet të jetë sfidues edhe për biznesin. Sipas Preçit, biznesi është kapluar nga klientelizmat e qeverisë që përfitojnë ndaj kontratëve të PPP.

Zef Preçi: “Mendoj që biznesi më shumë se sa nga buxheti i një viti, nga politika fiskale që ndiqet në një vit të caktuar është dëmtuar dhe dëmtohet nga klientelizmi që qeveria ushqen permes sistemit të prokurimeve publike. Me këtë dua te them që ka nevojë për politika të mirmenduara, jo thjesht të bëjnë disa korrigjime formale.Nuk mendoj se do të sjelli ndonjë shtim të të ardhurave apo ngushtim të formalitetit për këtë shkak,por politika që synoj formalizimin e ekonomis dhe jo shpalljen në luftë kundër formalitetit”

Por përpos vëmendjes së shtuar ndaj PPP, projektbuxheti nuk përqëndrohet ndaj PBB. Ja sugjerimet e ekspertit Preçi për prodhimin vendas.

Zef Preçi: “Prodhimi i ullirit, në menyrë primitive, pa njerëz që ju shërbejnë, ka shkuar në pikën që këtë vit s’do të ketë  punëtor për ta vjelë.

A ka ndonjë politikë që rrit shkallën e përpunimit në vend, që prodhon produkte, “Made in Albania” dhe i bën të konkurueshme ata? Me cilësi dhe me kosto pa ngjyrues kinez(bie fjala vajin e ullirit) për ta përcjellë në vendet e tjera të rajonit ku kanë kushte të tjera moti dhe nuk bëhet kjo kulture.

Në fund të fundit ,çfarë është Integrimi në Bashkimin Europian? Integrimi në Bashkimin Europian është aftësimi i ekonomisë kombëtare për të zotëruar një segment të kësaj ekonomie”.Ora news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here