Meta krahason Bashën me Klaretën e Musolinit: Për Ramë-Bashistët s’ do ketë vrimë miu! Do hapen të gjitha dosjet

0
174

Kryetari i Partisë së Lirisë ftoi Ramën në një debat publik lidhur me dosjet dhe akuzoi se së bashku me ish kreun e PD-së Lulzim Basha po përpiqen ta largojnë nga politika por nuk do ia dalin. Madje paralajmëroi që të mos guxojnë të prekin votën.

Për Ramën dhe Bashën tha se do të kenë fundin e Musolinit dhe të Klaritës.

Ilir Meta: Sa i takon Ramë Bashistëve vrimë miu nuk do të ketë për ta. Këto janë premtime dhe Edvin Kristaq Rama e di që unë i mbaj premtimet. Piktori i sigurimit të shtetit duhet ta dijë shumë mirë se do të përgjigjet deri në një për të gjitha shkeljet e ligjit. Unë e mbaj premtimin. E ai e di, por përdor bedela, siç përdori Saimirin, Lefterin deri tek Alqi që e nxorri nga burgu se e kërcënoi se do të fliste. Kushdo që do të guxojë të prekë votën e qytetarëve shqiptarë e shkatërrojë pluralizmin do të përfundojë si Musolini me Klaretën.  Klareta në politikën shqiptare është ai i 17 majit që u mbyllën bashkë edhe…(qesh) ai është. Nuk e dini ju kush është? E dinë të gjithë demokratët, opozitarët, kanë të drejtë që kanë tmerr nga PL”

Gjithashtu paralajmëroi se do të hapen të gjitha dosjet edhe ato të Tiranës

Ilir Meta: “Iku koha e tetatrit. Nuk ka më as lule as lulushe, këtë  ta dijë mirë Musolini e Klareta. Do të hapen të gjitha dosjet. Dosjet e sigurimit, do hapen dosjet e bashkisë së Tiranës. Dosjet e korrupsionit në bashkinë e Tiranës në një kohë rekord do shikoni si do hapen dhe dosjet e qeverisë. Fatin u kam thënë të kujt do ketë të Musolinit dhe Klaretës. U kam thënë o budallenj. Kini kujdes. Kanë lënë prova që kurrë nuk fshihen”

Meta e fton Ramën dhe në një përballje

Ilir Meta: Unë jam Ilir Meta. Edi Rama o lepurush, o Edi Rama o lepurush, që të ishe bashkëpunëtor, ti e di shumë mirë sesi duhet të ishe e ku di unë. Edhe që të përgjohej, dikush duhet ta jepte përgjuesin, o lepurush që merr mendët e A.H-së, që do të përfundojë më keq edhe se Klareta. Kur të kesh kohë ti, vij unë ku të duash ti, vij me atë personin që ke hall ti se e kisha përgjuar e spiunuar unë por ti duhet të vish në çdo studio që do ti dhe do marrësh edhe atë punonjësin e sigurimit të shtetit, edhe me gjithë gjeneralitetet që ka ai, e me gjithë gjeneralitetet që kam unë, edhe pastaj ti i dashur Edi Rama, ke të drejtë të kërkosh çdo gjë nga Ilir Meta, por do ta bësh këtë gjë ti meqë të paska qarë shpirti ty, djalit të Kristaqit që e vari Avzi Nelën kur të tjerët nuk pranuan të firmosnin , që nuk ishin artistë.

E vari në 89’ mes Kuksit për një poezi, edhe tani ne, me poezinë e tij do të të shporrim ty, juntën tënde e gjithë hajdutët që përfaqëson ti, me poezinë “Liri a Vdekje”. Por do ketë liri për shqiptarët, kjo është e padiskutueshme.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here