Begaj pret në takim Ursula von der leyen, Presidentja e KE: Shqipëria, faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon

0
144

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pritur sot në takim Presidenten e KE, Ursula Von der Leyen.

“Niveli i ri i marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në pas çeljes së negociatave dhe vendosmëria e vendit tim për të përshpejtuar ritmet e integrimit evropian, e bëjnë vizitën tuaj në Tiranë të veçantë dhe të rëndësishme”, theksoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh. T. Z. Bajram Begaj në takimin me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, e cila po viziton Shqipërinë në kuadrin e një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Kjo vizitë, vijoi më tej Presidenti i Republikës, – jo vetëm konfirmon bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes nesh, por është edhe një mesazh inkurajimi dhe mbështetje e madhe për Shqipërinë në këto momente kërcënimesh e sfidash për paqen dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Nga ana e saj zonja Ursula von der Leyen, pasi shprehu kënaqësinë që takohet me Presidentin Begaj vetëm pak muaj pasi ai është zgjedhur në këtë detyrë, vlerësoi rolin e Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe evidentoi progresin e rëndësishëm që Shqipëria po bën në rrugën e saj të integrimit evropian.

 

 

Kryetari i Shtetit shqiptar e siguroi Presidenten e Komisionit Evropian se Shqipëria është e vendosur për të vijuar me agjendën evropiane dhe se objektivi i saj për integrimin në BE është i pandryshueshëm. Raporti i Progresit për Shqipërinë është një udhërrëfyes i paanshëm dhe i nxit të gjitha institucionet shqiptare të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here