Partia Demokratike ka publikuar sot Udhëzimin për procesin e Primareve për Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 14 maj.
Në njoftim bëhet me dije se afati përfundimtar për pranimin e kandidaturave në bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan, do të jetë data 06 nëntor 2022, ora 20:00.
“Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për Primaret në bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan, do të jetë data 06 nëntor 2022 ora 20:00 në selinë qendrore të PD.
Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim, pasi dokumentacioni do ti kalojë kryesisë s PDSH për vlerësimin e kandidaturave”, thuhet në njoftim.