Prokuroria Speciale (SPAK) ka dërguar për gjykim 10 persona që ndodheshin nën hetim, mes tyre ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.
Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shkeljes së barazisë në tendera’, “falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln euro.