Shqipëria vazhdon rrëshqitjen drejt autokracisë, edhe sipas organizatës ‘World Justice’, që publikoi Indeksin e Zbatimit të Ligjit për vitin 2022.
Pas 9 vitesh në qeverisje, modeli Rama pozicionohet në vendin e 87 në botë dhe i fundit krahasuar me vendet e rajonit, gjykuar nga një seri kriteresh që tregojnë funksionimin e shtetit ligjor.
Bie në sy nga grafiku, distanca e largët nga shtetet e Bashkimit Europian ku kërkojmë të anëtarësohemi.