Kryeministri Edi Rama i është përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Berisha për skandalin e udhëtimeve me avion privat, ku gjatë 8 viteve ka shpenzuar 22 milionë euro, sipas dokumenteve të publikuara nga Homeland Justice.
Gjatë një takimi me qytetarët në Bulqizë, Rama nuk guxoi të mohojë shifrën e frikshme të shpezuar prej tij, por tha se ai avion është një promocion për Shqipërinë.
Edhe pse i kapur shpesh herë me gruan dhe djalin e tij në udhëtime dhe konferenca ndërkombëtare, Rama tha se biletat e tyre paguhen nga buxheti i shtëpisë.
Rama: Keni dëgjuar mbrëmë besoj që unë kam një taksi që fluturon. Do ta dëgjoni këtë gjë përditë nga hienat që nga mëngjesi deri në të gdhirë. Kanë vetëm këtë punë, si të shfrytëzojnë këtë periudhë të vështirë të Shqipërisë. Me atë taksinë time, vijnë gazetarë plot dhe nuk paguajnë asgjë, ashtu sikundër nuk jam vetëm unë, janë edhe delegacionet, duke mos marrë badigardë siç merrte hiena se kishte hall se e sulmonin se ishte i bukur shumë, duke mos ndenjur aty ku mund të kthehesh brenda ditës, kjo është ksotoja. As unë asnjë ministër nuk udhëton me bussines class, të gjithë ekonomik, për taksinë ua tregova. Ai avioni është promocion për Shqipërinë.
Asnjëherë në asnjë rast unë nuk shkoj i shoqëruar nga gruaja apo bashkë më djalin me shpenzimet të shtetit, përveçse kur është ajo është ftuar. Në pjesën tjetër kur më shoqërojnë mua, paguajmë nga buxheti i shtëpisë për biletën.