Një skandal i madh ka ndodhur dy ditë më parë, ku anija ruse ‘Alkaid’ ka zhdoganuar në Portin e Durrësit një sasi prej më shumë se 11 mijë metër kub për ton gaz për përdorim në tregun shqiptar.
Sipas dokumenteve që disponon Syri.net, anija ‘Alkaid’ ka ardhur në Porto Romano në datë 6.10.22 dhe ngarkesa është zhdoganuar në datë 26.10.2022.
Anija me ngarkesën me gaz për përdorim në tregun shqiptar është nisur nga Porti i Ust Luga në Rusi nga kompania ruse e sanksionuar ‘Siburi’.
Ky është një tjetër skandal i qeverisë së Edi Ramës, i cili shkel në mënyrë të hapur sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe produkteve të saj për të hyrë në tregun e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Në këtë mënyrë Rama del zbuluar në planin e tij për ta larguar edhe më shumë Shqipërinë nga rruga e saj evropiane dhe duke e rreshtuar përkrah vendeve që sponsorizojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.