Nga Bislim Ahmetaj/
Primaret, kjo sprovë politike që ka ndërmarrë Partia Demokratike këtë vjeshtë do të shërbej si sfidë jo vetëm për PDSH por për gjithë shoqërinë shqiptare.
Primaret së pari janë autoriteti i vetëm dhe më gjithëpërfshirësi i bashkimit të demokratëve. Deri sot nuk ka dhe vështirë se do të mund të gjendet një instrument më përbashkues se vota e të gjithë demokratëve në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të bashkisë së qytetit të tij.
Primaret gjithashtu shkojnë përtej bashkimit të demokratëve, ato përfshijnë në votim të gjithë simpatizantët e forcave politike të vet përcaktuara në kampin opozitar.
Primaret siç i janë afruar publikut deri tani ftojnë në votim çdo simpatizant të opozitës dhe shoqërisë civile, çdo përkrahës të kandidatëve që regjistrohet në listat e votuesve, çka e çon pjesëmarrjen në votimet e primareve përtej “gardhit të partisë”.
Primaret japin shpresë dhe besim që kandidati është produkt i votës së anëtarësisë dhe komunitetit opozitar dhe jo “fanti spathi” i minutës së fundit nxjerrë nga mënga e kryetarit.
Primaret e kësaj vjeshte janë sfida e tranzicionit të gjatë të demokracisë shqiptare.
Pjesëmarrja në to kërkon angazhim dhe vullnet pozitiv të qytetarëve, ndërsa garantimi dhe transperenca e procesit është detyrë dhe përgjegjësi e Partisë Demokratike.
Primaret e hapura, të ndershme dhe demokratike garantojnë fitoren e opozitës.