Do të tregtoheshin në Itali, administratori shet materialet e fasonerisë me vlerë 24.000 euro! Ja si u zbulua

0
122

Administratori i një fasonerie në qytetin e Elbasanit është arrestuar nga policia, pasi tregtoi në mënyrë të kundërligjshme materiale e firmës duke i shkaktuar kompanisë dëm ekonomik me vlerë 24 000 euro.

Sipas policisë, mallrat e shitura nga 36-vjeçari ishin nën regjim të përkohshëm nga autoritetet doganore shqiptare dhe të destinuara për t’u tregtuar në Itali.

F. T., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi nga veprimet hetimore të realizuara në administrim të kallëzimit të administratores tjetër të së njëjtës firmë, ka rezultuar se 36-vjeçari ka shitur në mënyrë të kundërligjshme, materiale fasonerie me vlerë 24 000 euro, në pronësi të aktivitetit tregtar që administrohej nga ky shtetas.

Mallrat e shitur në mënyrë të kundërligjshme ishin nën regjim të përkohshëm nga autoritetet doganore shqiptare dhe të destinuara për t’u shitur në tregun italian.

Shitja e materialeve të fasonerisë me vlerë 24 000 nga i arrestuari është zbuluar nga administratorja tjetër e të së njëjtës firmë, e cila e ka kallëzuar në polici.

Njoftimi i policisë:

Tregtoi në mënyrë të kundërligjshme materiale fasonerie të firmës ku ishte administrator, duke shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 24 000 euro, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, si dhe në administrim e trajtim të kallëzimit të një shtetaseje (administratore e të njëjtit subjekt tregtar), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ndaluan shtetasin:

F. T., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi nga veprimet hetimore të realizuara në administrim të kallëzimit të administratores tjetër të së njëjtës firmë, ka rezultuar se 36-vjeçari ka shitur në mënyrë të kundërligjshme, materiale fasonerie me vlerë 24 000 euro, në pronësi të aktivitetit tregtar që administrohej nga ky shtetas.

Mallrat e shitur në mënyrë të kundërligjshme ishin nën regjim të përkohshëm nga autoritetet doganore shqiptare dhe të destinuara për t’u shitur në tregun italian.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here