Protestat/ Meta: Kur kam qenë kryeministër, ua rrita pagat pedagogëve me një vendim!

0
139

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka konsideruar plotësisht të ligjshme, protestën e pedagogëve dhe ka deklaruar sot në Konventën Kombëtare se qeveria do të mund t’i rriste pagat e tyre nëse do ta kishte prioritet arsimin e lartë.

“Pedagogët tanë ndaj të cilëve shpreh edhe njëherë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të plotë, jo vetëm sot në opozitë por edhe nesër në qeverisjen e vendit, janë prej javësh në një grevë tërësisht legjitime, sepse ata kërkojnë përveç shumë kërkesave të tjera të karakterit akademik dhe universitar, që pagat e tyre të jenë pas dy vjetësh sa ç’kanë pagat e kolegëve të tyre në Kosovë sot.

Dikush mund të thotë “është e lehtë t’i kërkosh kryeministrit kur je në opozitë”. Po unë kam qenë dhe Kryeministër! 30 vjeç në vitin 2000. Është bërë grevë, janë rritur pagat e pedagogëve me një vendim 58%! Qeveria ka prioritete.

Po të kesh prioritet inceneratorin që nuk ekziston dhe qindra miliona euro atje, sigurisht, nuk ke si të gjesh fonde për të mbështetur arsimin. Po nuk është vetëm arsye financiare: Rilindja ka një urrejtje të jashtëzakonshme për intelektualët e pavarur dhe mendimin kritik. Rilindja ka një urrejtje të paparë për gjuhën shqipe që është themeli i një kombi. Mos harroni kurrë se çfarë tha “ Le të ikin shqiptarët, të vijnë punëtorë nga Bangladeshi”, iu referua Meta, kryeministrit Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here