I ftuar nderi në ceremoninë e zhvilluar për diplomimin e studentëve të masterit në Universitetin Europian të Tiranës, aktori Florian Binaj, inkurajoi të rinjtë në rrugën drejt suksesit dhe tregut të punës.
“Një tjetër gjë që do mësoni kur të dilni në vendin e punës, gjërat e vogla, mërzitjet, zhgënjim, një kurs i 3-mujor do ju hyjnë shumë në punë”, u shpreh Binaj,
Pjesë nga fjala e aktorit Florian Binaj:
Të gjithë besoj i mbajnë mend fjalët, i nderuar kryetar i seancës, të nderuar deputetë. Kështu ka nisur çdo fjalim që kanë caktuar fatin e brazave për më shumë se 70 vjet. Koha ka treguar që në jo pak herë shtigjet e zgjedhura prej tyre kanë çuar dëm shumë talente të kombit tonë. Fatmirësisht sot jetojmë në kohë ku planeti tokë ngjan i vogël si një lagje në krahasim me zhvillimin dhe energjinë që zien brenda jush që jeni rinia. Ju nga sot do të krijoni shtigjet tuaja të dijes dhe pse jo dashuria për dijen të na mbledhë në të ardhmen afërt apo të largët ku secili prej nesh të krijohet për veten dhe të tjerët. Unë shoh tek ju mirazh të të ardhmes. Një të ardhme të ndritur, jeni busulla për ata që do të vinë pas jush dhe mirazhi i atyre që do të zgjedhin shtegun e duhur për veten dhe për atdheun. Jam i privilegjuar që të flas përpara jush sepse të qenurit artist si çdo profesion ka të mirat por edhe të këqija. E para të jesh aktor humor dhe shkrimtar nuk të merr asnjëri seriozisht, të gjithë kujtojnë se tallem çdo moment. Po ashtu të tjera të këqija janë se në një edicion lajmesh për artin flitet në fund madje pas këmbimit valutor, por përpara parashikimit të motit. Por ka edhe më keq një sinoptikan nuk mund ta japë dot motin pa qenë balerin. Por ka edhe raste ku për artin flitet në fillim të lajmeve, kur artisti vdes. Fatmirësisht ky nuk është rasti juaj sepse studimi në këtë Universitet do u bëjnë që të dilni gjithmonë në lajmet e para, kuptohet pas kronikës së zezë. Bëj shaka sepse asnjëri prej jush nuk ka bërë gjithë këtë investim që të dalë tek lajmet.
E di që shume prej jush presin t’ju them fjalë optimiste për të ardhmen, por unë do t’ju them vetëm disa të vërteta të jetuara vete, sepse edhe këtë fjalim motivues vetë e shkrova… Mamaqi kërkonte shume…Kushton përkthimi, më tha…ngaqë është rritur nafta.
Një nga gjërat që është e sigurte se do ndodhë është që kur të dilni në tregun e punës, brenda punës do ju pyesin “ sa e do rrogën?”, ndërsa jashtë pune do ju pyesin “sa e ke rrogën?” Dhe përgjigja në të dyja rastet është e njëjta fjalë impotente… “Varet!”
Një tjetër gjë që do mësoni kur të dilni ne tregun e punës, është se edhe gjëja më e vogël- një mërzitje, një stres, një zënkë, një zhgënjim, një kurs tremujor, një person negativ që mendoni se nuk do ju hyjë kurrë në punë-në fakt do ju hyjë në punë!
Një tjetër gjë që do mësoni kur të dilni në tregun e punës, është se edhe gjëja më e vogël- një mërzitje, një stres, një zënkë, një zhgënjim, një kurs tremujor, një person negativ, që mendoni se nuk do ju hyjë kurrë në punë-në fakt do ju hyjë në punë! Ata që mirëshpenzojnë kohën, janë ata që fitojnë në fund.
Unë kam studiuar që shtatë vjeç deri në moshën 22 vjeçare për pikturë dhe përveç kënaqësisë që përfitoj më lind pyetja a ja vlejti që edhe prindërit e mi dhe unë shpenzuam kaq shumë që të bëhesha piktor kur në fund të ditës e dinin që unë nuk do të jetoja me pikturë dhe para një muaji, një ditë para se të lyeja shtëpinë erdhi përgjigja , ishte po sepse më merr bojaxhiu në telefon dhe më thotë, -“ Unë nuk vij, kam ik në Gjermani. E njëjta gjë i ndodhi edhe një komshiu tim të cilit nuk i erdhi elektricisti, nesër ka të shtatat. Një tjetër gjë ndodh kur dilni në tregun e punës është që do të kuptoni q evolucioni i specieve është i vërtetë sepse ju sot jeni bërë më të aftë se prindërit tuaj dhe në të ardhmen ndoshta mund të bëheni më të aftë se punëdhënësit apo edhe se profesorët tuaj. Meqë jemi tek evolucioni secili prej nesh ka një përfytyrim besoj të Zotit, të Krijuesit, unë personalisht kam një mëdyshje dhe shpesh herë them se Zoti disa i mban me hatër. Amerikës i dha Nikola Teslen që në fakt ia mori Serbisë që Serbia ia kishte vjedhur Serbisë. Në vendin tonë, Shqipërinë tonë të vogël na dha Dritan Hoxhën dhe e mori sërish me vete. Kështu që mos ndaloni kurrë së ëndërruari, pasi nëse dija do ishte një muzikë e rrymës metal, ju jeni do ishit metalarët më të mirë në Botë. Suksese.