Plagosi rëndë bashkëfshatarin, lë qelinë ish-drejtori i OSHEE në Mirditë

Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë, Altin Nikolli, është liruar nga qelia.

Ai u arrestua në muajin qershor të këtij viti për plagosje të rëndë me dashje, Gjykata e Lezhës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por me ndryshimin e akuzës nga Prokuroria nga “Plagosje e rëndë me dashje” në “plagosje ne kufijtë e vetëmbrojtjes”, ndryshoi edhe masa e sigurisë. Kjo pasi nga hetimet ka rezultuar ai ka qëlluar me sende të forta për vetëmbrojtje.

Nikolli u arrestua me 16 qershor me kërkesë të prokurorisë së Lezhës. Ai u përfshi në konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë.

Konflikti mes tyre mësohet të ketë ndodhur për çështje pronësie. Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtitë në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre. Kjo kishte shkaktuar pakënaqësi dhe debate.

Konflikti verbal rezultoi në përplasje të ashpër fizike mes tyre.

Plagosi rëndë bashkëfshatarin, lë qelinë ish-drejtori i OSHEE në Mirditë

E diela nis e kthjellët, moti për

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko