Pas hapjes së garës së primareve në Partinë Demokratike për Bashkinë e Tiranës një tjetër demokrat do të shpallë ditën e sotme kandidaturën.
Partia Demokratike ka njoftuar se pas Belind Këlliçit, i radhës që do të shpallë kandidaturën është Gert Bogdani.
“Në orën 11.00 Gert Bogdani prezanton kandidaturën për primare në Partinë Demokratike”, shkruan Partia Demokratike.