Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar për titujt e mediave të cilat përmendin largimet e shqiptarëve dhe punonjësve nga vendi, të cilat ai i ka cilësuar si misione të ekraneve private kombëtare, të cilat sipas tij synojnë dizinformim e nxitje kundër qeverisë.
Rama akuzon dhe opozitën qe e quan “Aleanca e Rublave”. Sipas tij ajo është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar”, ndërsa tha më tej se “s’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje”.
700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”.Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!
Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash”, – shkroi në Twitter Rama.