Kryeministri Rama ka hedhur një foto në Facebook-un e tij ditën e sotme nga Dibra, ku është duke zhvilluar takime.
Ai shkruan se aty ka parë frytet e një pune plot durim dhe falenderon të gjithë ata njerëz që e pritën dhe e dëgjuan në këto zona.
Rama: Mirëmëngjes dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur.