Zyrtarët e lartë rusë janë në ‘diskutime aktive’ për zëvendësimin e presidentit Vladimir Putin, sipas shefit të inteligjencës ukrainase Kyrylo Budanov.
Budanov ka thënë se Putin, 70 vjeç, nuk ka gjasa të zgjasë deri në fund të luftës dhe se tashmë po zhvillohen diskutime që ai të largohet nga pushteti dhe të zëvendësohet nga dikush tjetër.
Në një pretendim që do të kishte qenë i paimagjinueshëm në fillimin e luftës, ai më pas i tha ‘The War Zone’ se Ukraina madje do të përpiqet të rimarrë Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në 2014, ndërsa shtoi se synojnë të rimarrin rajonin e aneksuar të Khersonit deri në fund të muajit nëntor.