“14 maji do të jetë festë”, Meta: Koha për referendum, duhet transparencë për taksat

0
145

Kryetari i Partisë së Lirirë Ilir Meta, ndërsa ishte i ftuar në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu ka folur në lidhje me trazicionin e partisë nga LSI në PL.

Meta u shpreh se kishte ardhur koha tashmë jo vetëm për një emër të ri, por edhe për një mision të ri. Kryetari i PL sqaroi se jo vetëm LSI, por edhe politika në përgjithësi kishte nevojë për një ridimensionim të saj.

“Konventa e Partisë së Lirisë ishte një proces tranzicioni dhe ditën e mërkurë, Komiteti i ri drejtues Kombëtar zgjedh Kryesinë edhe gjithë funksionet e tyjera drejtuese. Ishte koha jo vetëm për një emër të ri, por për një mision të ri, të ridimensionuar jo thjesht një forcë politike, për t’u përkushtuar për misione edhe  më të mëdha siç është ai i referendumit, shtetit të së drejtë, i  rivendosjes së pluralizmit politik se sa thjesht  thjesht beteja për pushtetin e radhës,” tha Meta.

Në lidhje me programin politik dhe marrëveshjen e lidhur me PD, Meta u shpreh se është kryer për të shpëtuar vendin dhe pluralizmin.

“Dy forcat opozitare më të mëdha politike në vend, bënë këtë marrëveshje për të shpëtuar demokracinë dhe pluralizmin politik, për të jetësuar dhe angazhuar, për ti dhënë mundësinë popullit të drejtën e referendumit, si një angazhim të patjetërsueshëm. Njëkohësisht po angazhohemi për një proces transparent, siç janë primaret, për vendosjen e plularizmit politik në pushtetin vendor dhe për t’i shndërruar këshillat bashkiake në tribuna ku jo thjesht flitet për qytetarë, por edhe vetë qytetarët të dalin edhe të falin për transparencë për taksat që paguajnë, për shërbimet e për gjithçka që ka të bëjë me jetën e tyre të përditshme,” u shpreh Meta.

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme dhe nismat politike, Meta tha se data e 14 majit, do të jetë një festë e demokracisë.

“Gjithçka po ecën pozitivisht. Opozita ka për detyrë të protestojë, të japë alternativa, të bëjë iniciativa në Parlament siç kemi bërë për liberalizimin Energjisë Fotovoltaike, apo për taksën e qarkullimit të karburantit. Tani kemi dhe një datë për zgjedhjet, 14 maj, dhe unë e kam shumë të qartë se si do të jetë ajo datë. Mbrëmja e 14 majit, do të jetë një festë e demokracisë!”, u shpreh Meta për ditën e zgjedhjeve vendore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here