Inflacioni nuk i ndal shpenzimet e shqiptarëve për Halloween

0
283

Nëse keni vënë re këtë vit më shumë përbindësha, rrjeta merimangash ose skelete në lagjen tuaj: nëpër lokale, dyqane, qendra tregtare etj, – nuk jeni vetëm. Një kombinim faktorësh e ka shtyrë frymën e Halloween-it në nivele rekord edhe në një vend si i yni, i cili e ka festë të importuar. Në këtë situatë, shitësit me pakicë po korrin përfitime.

Shpenzimet për Halloween kanë arritur nivelet më të larta këtë vit, me shqiptarët që kanë shpenzuar për kostume, karamele, dekorime dhe sende të tjera të lidhura me Halloween. Dhe gjithçka kushton më shumë për shkak të inflacionit.

Këtë vit konsumatorët mund të përballen me një Halloween ‘të hidhur’ pasi shpenzimet për ëmbëlsira ishin në rritje, pjesërisht e nxitur nga kërkesa, por edhe nga çmimet më të larta në mes të inflacionit të rritur të grupit të ushqimeve.

Sigurisht, inflacioni shtrihet praktikisht në të gjithë shportën e shpenzimeve që duhen, nga veshjet, ëmbëlsirat apo të tjera. Kujtojmë: Inflacioni në muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” patën rritje me 14,0%.

Sipas vëzhgimeve në treg, Tortat, kekët dhe biskotat u rritën me 16 për qind, ndërsa karamele dhe çamçakëz u rritën me 13 për qind. Dhe kjo është para se nxitimi i sheqerit në Halloween të arrijë kulmin e tij.

Shpenzimet e kostumeve janë komponenti i vetëm më i madh i shpenzimeve të Halloween – pohojnë grosistët për Monitor. Sipas tyre, të rriturit veshin një kostum ose një pjesë të një kostumi, dhe një pjesë e mirë e tyre synojnë të blejnë një kostum për kafshët e tyre. Tek fëmijët, kostumet më të pëlqyera këtë vit duket se janë princeshat dhe superheronjtë, ndërsa për të rriturit tendenca është tek shtrigat dhe vampirët. Për kafshët shtëpiake, kostumi kryesor është një kungull. Për secilin kostum, kostot nisin nga 1500 lekë, por ka e individë që zgjedhin vetëm një pjesë kostumi siç mund të jetë një maskë në kostot e 500-800 lekë.

Pse ka kaq ‘uri’ për Halloween?

Nga një vëzhgim në një nga rrugët e Tiranës, e njohur si “Tregu Çam” vihej re ndryshim i pamjes së përditshme të veshjeve dhe aksesorëve të tjerë në ngjyrat “portokalli dhe të zezë”. Ky ndryshim vihet re e në shumë qendra tregtare, këndë dyqanesh të vogla nëpër kryeqytet si rrobash apo edhe dyqane lulesh, bare0restorante etj. Tregtarët nëpër dyqane me pakicë pohojnë se kjo tendencë është rritur me kalimin e viteve, prej 10 vitesh, i gjithë tetori ‘vishet frikshëm”. “Sipas tyre, kërkesat shtrihen dhe planifikohet që një muaj më parë dhe Halloween po zë vend mirë në mesin e festave të shqiptarëve.

Në një vëzhgim në Jumbo Albania, Megatek, Nova Home. të cilët kanë përqendruar një muaj të tërë me dekoret e Halloween, përfaqësuesit e shitjeve pohojnë se, kërkesat çdo vit janë në rritje. Sipas tyre kërkesat kanë qenë të larta këtë vit, duke tejkaluar vitet para-pandemike, madje dhe për dekoret e shtëpive. Sipas tyre, peshën më të madhe e zënë kostumet për të rritur dhe fëmijë.

Edhe bar-restorante në kryeqytet përfshihen në listën e ‘fituesve’ nga kjo festë: muzikë live, dj, festë me tematikë kostumesh: të gjitha organizimet gjenden. Zakonisht festat janë me hyrje falas dhe fitimi qëndron te konsumi i pijeve brenda festës. Duke mos harruar edhe çdo sektor tjetër të shitjeve me pakicë, që priren të shpallin ‘oferta të frikshme’ si simotrat e tyre jashtë vendit.

Inflacioni nuk i ndal shpenzimet e shqiptarëve për Halloween

Një tjetër sektor që ka parë frytet e saj të përfitimit është edhe estetika. Xhena, make up artist në kryeqytet (Xhena Make Up Studio), tregon se vitet e fundit, të rinjtë dhe kryesisht të rejat, kanë kërkuar “ndihmë” për të realizuar pamjen ideale që përkon me tematikën e Halloween. E pyetur për çmimin, ajo thotë se i atribuohet vështirësisë së punës së kërkuar, varion nga 2000-5000 lekë. Edhe fëmijët duan ta marrin një shërbim të tillë, duke qenë se për ta organizimet janë të shumta. Sa u përket të rriturve, pjesa më e madhe e tyre që duan një make up për Halloween janë punonjës së stafit të lokaleve të ndryshme që celebrojnë më 31 tetor, si balerina p.sh., por edhe të rinjtë që do të ndjekin festimet e tilla.

Të gjitha qendrat tregtare në Tiranë, si në periferi, edhe brenda qytetit, kanë rezervuar një kënd të veçantë për Halloween, disa kanë organizuar festa në këtë ditë, kryesisht për fëmijët. Të tjerë kanë ngritur stenda për të blerë artikuj që lidhen me festën. Pjesa kryesore ka qenë e fokusuar te lojërat për fëmijët, paradat, veshjet më të frikshme, si dhe kanë ofruar ulje në dyqane të caktuara për pjesëmarrësit në këto aktivitete.

Shumë pastiçeri në kryeqytet pohuan edhe këtë vit kanë pasur porosi të shumta të ëmbëlsirave me tematikën e Halloween. Për festa në lokale, për festa në kopshte e shkolla ose edhe për festa private. Nga ana tjetër, dyqanet e vogla të lagjeve apo marketet, tregojnë se kërkesat për blerje ëmbëlsirash këto ditë kanë qenë të larta. Në disa lagje të Tiranës, fëmijë kryesisht të moshës 7-15 vjeç trokasin dyerve të shtëpive me thënien “Ëmbëlsira apo rreng?”, huazim i festës origjinë në SHBA.

Një tendenca e re e viteve të fundit janë edhe dekoret për shtëpi. Dekoret e tilla variojnë në çmime nga 500 deri te 8000 lekë në raste skeletesh apo dekoresh të përmasave të mëdha. /Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here